FVK me vendime të rëndësishme, stinori pranveror fillon me 12-13 shkurt  

Volejboll

FVK me vendime të rëndësishme, stinori pranveror fillon me 12-13 shkurt  

Nga: K.G. Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:04
FVK me vendime të rëndësishme, stinori pranveror fillon me 12-13 shkurt  

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka marrë disa vendime të rëndësishme për pjesën e dytë të kampionatit po ashtu edhe për shpalljen e më të mirëve për vitin 2020. 

“Bordi i FVK-së në mbledhjen e mbajtur me 27 janar ndër të tjera ka caktuar datat e fillimit të sezonit pranveror të garave në volejboll.

Superliga A femrat 12/13 shkurt; Superliga A meshkujt 20/21 shkurt.

Superliga B meshkujt 6/7 mars, Liga e Parë meshkujt - femrat13/14 mars. Kupa e Kosovës femrat mbahet 10/11 mars, ndërsa ajo e meshkujve me 17/18 mars

Bordi në këtë mbledhje gjithashtu miratoj Rregulloren e Punës së Bordit dhe emëroj Komisionin për shpalljen e Laureatëve”, njofton zyra e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat