Nga Spanja në Kosovë, Drita me përforcim spektakolar

Volejboll

Nga Spanja në Kosovë, Drita me përforcim spektakolar

Nga: Kemajl Goca Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:16
Nga Spanja në Kosovë, Drita me përforcim spektakolar

Ashtu siç paralajmëruam dje edhe ashtu ndodhi, kampionja vjeshtore Drita nga Gjilani, është përforcuar me volejbolliste cilësore nga Bullgaria, Ivelina Avramova. Presidenti i klubit, Jakup Shabani, ka arritur marrëveshjen me lojtaren dhe ky është përforcimi i tretë spektakolar pas Arjola Prengës dhe Ergysa Bllokut.

Me këto përforcime Drita është favoriti kryesor për titullin e kampiones. 

Drita ka përfunduar vjeshtën me të gjitha fitore, gjithsej 9, falë punës së palodhshme të trajnerit Lorik Ilazi.  

Image

“Presidenti Jakup Shabani paka para përfundimit të afatit kalimtar përkujdeset që ekipi te kompletohet në mënyrën më të mirë në këtë pjesë dhe të jetë gati si asnjëherë më parë për sezonin i cili pritet të fillojë me 12/13 shkurt.
Bullgarja Ivelina Avramova është përforcimi i radhës dhe i fundit i këtij afati kalimtar i cili përfundon sot me 31 janar.

Ekipit tonë i bashkangjitet lojtarja e spikatur bullgare e cila karrierën e saj e fillojë në bullgari dhe e vazhdojë më shumë suksese në Spanjë duke luajtur në ekipe të ndryshme të Superligës spanjolle.

Bullgarja 22 - vjeçare i bashkangjiten ekipit tonë duke e kompletuar në çdo aspekt Dritën tonë, Ivelina shumë shpejt do të jetë së bashku me ekipin drejt qëllimeve kulminante”, njofton KV Drita.

Karriera 
2015-2016 VP Madrid - Spanjë
2017-2018 Osacc Haro Rioja Vóley - Spanjëë
2018-2019 Arenal Emevé - Spanjë
2019-2020 CV Grau Castelló - Spanjë
2021 KV Drita, Gjilan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat