Rikthehen ndeshjet e volejbollit/ Ministria e Shëndetësisë miraton kërkesën e federatës

Volejboll

Rikthehen ndeshjet e volejbollit/ Ministria e Shëndetësisë miraton kërkesën e federatës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Pas 11 muajsh volejbolli do të rikthehet në parket pasi ka marrë edhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, një kërkesë e cila ishte e vazhdueshme nga kjo federatë ndaj autoriteteve shëndetësore duke qenë se kudo në Evropë kishin filluar prej kohësh aktivitetet vendase dhe ndërkombëtare.

 “Më mirë vonë se kurrë”, tha Albens Vokopola, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Ndryshe nga sporti i basketbollit ku disa skuadra janë shkrirë dhe kanë probleme me organikën pasi kanë përdorur shumë lojtar të huaj, ekipet e volejbollit janë gati.

 “Ne nuk kemi probleme me skuadrat pasi janë gati dhe kemi një kampionat bio”, tha Albens Vokopola, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Por kur fillon kampionati dhe aktivitetet ndërkombëtare të volejbollit në vendin tonë?

 “Kampionati fillon më ditën 13 shkurt dhe do të përfundojë deri në mesin e muajit prill ku më pas do të grumbullohet edhe kombëtarja për eliminatoret e kampionatit evropian”,  tha Albens Vokopola, sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat