Kampionat në kohë rekord

Volejboll

Kampionat në kohë rekord

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:40
Kampionat në kohë rekord

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) do të nisë më 13-14 shkurt sezonin sportiv 2020-2021, ku do të luhen takimet e javës së parë të kampionatit.

Ndeshjet e volejbollit do të rinisin pas një pushimi 11-mujor, të ndaluara që në mars 2020 për shkak të pandemisë. Komisioni teknik i ekspertëve, vetëm dy javë më parë dha “OK”-in që ndeshjet e këtij sporti të riluhen në parket, natyrisht duke zbatuar protokollin anti-Covid.

Në një letër të hapur për klubet, presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, shprehet: “Pas një pritje të gjatë kemi marrë miratimin për t’u rikthyer në parket. Kanë qenë 11 muaj të vështirë për të gjithë, sidomos për sportin tonë. Ky është një sezon jo si gjithë të tjerët dhe për shumë arsye, ai do të përfundojë në kohë rekord, brenda 3 muajsh. Ndeshjet do të luhen në masa të rrepta, pasi jeta e shëndeti vlen më shumë se gjithçka”.

“Të mos luash nuk është një opsion, ndaj ne rikthehemi për të luajtur dhe rikthyer sportin në sallat tona. Rikthehemi duke iu bashkuar vendeve të tjera të kontinentit edhe pse koha në dispozicion është e kufizuar.

Rikthehemi për të promovuar mesazhin e jetës së shëndetshme, për të dëshmuar se do ta mundim virusin”, tha Pëllumbi, që konfirmoi se do të mbahet një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve të javës së parë të kampionatit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat