Skenderajt i bashkohet lojtarja e mirënjohur nga Shqipëria 

Volejboll

Skenderajt i bashkohet lojtarja e mirënjohur nga Shqipëria 

Nga: K.Goca Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:10
Ylli Kadriu dhe Malvina Tuci

Skenderaj ka synime të mëdha për pjesën e dytë të kampionatit. 

Drejtuesit e këtij klubit bëjnë me dije se ekipit iu është bashkuar lojtarja e mirënjohur Malvina Tuci nga Shqipëria. 

Ajo është prej volejbollisteve më të mira shqiptare dhe që do të jetë krah i fuqishëm i skuadrës, që pretendon të gjitha trofetë.    

“KV Skenderaj ka bërë prezantimin e lojtares Malvina Tuci!
Malvina është lojtare shumë cilësore me një eksperience të madhe në Kampionatin Shqiptar, ku ka fituar shumë trofe.

Gjithashtu Malvina është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Ne e falënderojmë  shumë qe zgjodhi KV Skenderaj, përkundër shumë ofertave tjera nga shumë shtete”, njofton KV Skenderaj.

Në qershor të vitit 2018, Tuci me Kombëtaren e Shqipërisë ka fituar medaljen e bronztë në Ligën Evropiane të Argjendtë.

Karriera e Tucit
2005 – 2012  Minator - Shqipëri
2012 – 2013 UMB (University Marin Barleti) - Shqipëri 
2013 – 2015 Partizan - Shqipëri
2015 – 2018  UMB (University Marin Barleti) - Shqipëri
2018 – 2020 Partizan - Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat