Drita nuk ndalet, shënon fitoren e dhjetë me radhë

Volejboll

Drita nuk ndalet, shënon fitoren e dhjetë me radhë

Nga: K.G. Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:16
Drita nuk ndalet, shënon fitoren e dhjetë me radhë

Drita nga Gjilani nuk ka të ndalur, ka shënuar fitoren e dhjetë me radhë në Superligën e Kosovës. 

Vashat e Dritës dominuan sfidën dhe e mposhtën me rezultat 3:0 (25:14, 25:19, 25:12) rivalen e vjetër, Kastriotin nga Ferizaj. 

Kjo është fitorja e dhjetë me radhë për vashat kaltër e bardhë, të cilat për asnjë moment nuk lejuan që t’i rrezikohen fitorja. 

Lorik Ilazi, trajner i Dritës është krenar me vashat e tij, për lojën dhe fitoren. 

Drita udhëheq renditjen me 30 pikë, ndërsa Kastrioti është në pozitën e gjashtë me 12 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat