Vashat e Dritës po e çmendin Kosovën, ja arsyeja 

Volejboll

Vashat e Dritës po e çmendin Kosovën, ja arsyeja 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:28
Vashat e Dritës po e çmendin Kosovën, ja arsyeja 

Drita nga Gjilani është favoritja kryesore për t’i fituar të gjitha trofetë, për shkak se ka ekipin shumë më të mirë se rivalet tjera.

Një klub i organizuar deri në pikën e fundit falë presidentit Jakup Shabanit dhe punës vetëmohuese të trajnerit Lorik  Ilazi. Drita po dominon kampionatin në elitën e volejbollit të Kosovës, ka 11 fitore rresht apo udhëheq renditjen me 33 pikë.  

Vashat e Dritës për një arsye po e çmendin sportin skofiar! Në formacionin e vitit, nga shtatë lojtare janë 6 të Dritën, një dominim absolut apo një dallim me cilësi nga ekipet tjera.   

Image

Adelajda Prenga pranon çmimin nga kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi 

“Në ambientin e shkëlqyer të Universitetit AAB pikërisht në Teatrin “Faruk Begolli” Federata e Volejbollit e Kosovës zgjedhë Laureatët e vitin 2020.

Më të mirat ishin pikërisht shumica e vajzave që tani janë të ekipi jonë. Formacioni më i mirë i vitit që posedon 7 lojtare ishte dominuar nga komplet lojtaret që aktualisht janë të Drita jonë, ku ishin 6 lojtare nga formacioni i Dritës nëpër pozita të ndryshme.

Formacioni më i mirë u Vitit 2020 ishte:
Pranuese 1 - me 66 pikë

Adelajda PRENGA - Kapitenja jonë që nuk kishte si të mungonte e cila te Drita është nga viti 2012.
Pranuese 2 - me 55 pikë

Rukije MUJA - Lojtarja nga Drenasi ku hapat e parë i mori të KV Feronikeli për të vazhduar të KV Skenderaj e cila vitin 2019 ishte zgjedhur lojtarja më e mirë. Rukija kontribut më të madh gjatë vitit 2020 dha për KV Skenderaj duke e çuar ekipin në finale kurse KV Dritës ku gjendet akoma ju bashkangjitë në shtator 2020.
Bllokuese 1 - me 42 pikë 

Elvira BAJRAKTARI - Shtatëlartja nga Skenderaj e cila mori më së shumti vota për këtë pozitë. Elvira është lojtarja nga shkolla e KV Skenderaj ku gjithashtu edhe Elvira vitin 2020 dha një kontribut shumë të madh të KV Skenderaj duke e kaluar ekipin në finale të Play-Off kurse Dritës tonë ju bashkangjite në shtator 2020 ku gjendet akoma.

Korrektore - me 39 pikë 
Dhurata SYLEJMANI - Lojtarja Ferizajase nga KV Kastrioti që u bashkangjit me ne në shtator 2020 dhe është duke shkëlqyer ku në derbin e fundit që Drita jonë që dominojë me lojë dhe fitore të pastërt ishte edhe lojtare e ndeshjes. Dhurata ishte pjesë e KV Kastriotit nga fillimet e saj deri në shtatorin 2020 duke qenë një nga kryesoret të ky ekip.

Pasuese me 37 pikë 
Blinera JAHA - Pasuesja dritase dominuese në Kosovë ku u pëlqye edhe nga të gjithë trajnerët e ekipeve tjera dhe u votua për të qenë më e mira e vitin 2020 për pozitën e vet!

Libero me 27 pikë 
Fjolla HYSENI - Libero e rregullt e kombëtares së Kosovës, liberoja dominuese në Kampionatin e Kosovës që udhëheqëse në mbrojtjen e frikshme të Dritës.

Kurse më e mira nga më të mirat ishte:
Adelajda PRENGA  - Lojtarja e vitit 2020 e cila u votua më së shumti nga te gjitha duke e vlerësuar për më të mirën këtë vit. 
FVK zgjodhi edhe lojtaret shpërthyese gjatë vitit 2020 me çmimin “Breakthrough 2020” ku ne mesin e te zgjedhurave nuk mund të mungonte 12 - vjeçarja nga Drita Megi BISLIMI që ishte titullare në shumë ndeshje të Dritës.

Me PostMortum u nderua edhe një anëtare nga Drita që më nuk gjendet në mesin tonë z. Agim ILAZI që ndërrojë jetë, për marrjen e plakos PostMortum ishte djali Genc Ilazi dhe mbesa Etna Ilazi.

Embëlesirën gjithmonë në fund ku falënderojmë FVK-në ku nderoj dhe zgjodhi Presidentin tonë z.Jakup SHABANI punëtor sportiv për vitin 2020 ku pa ndihmën e tij ishin të pamundura sukseset tona. Shabani është me meritori për të gjitha sukseset e Dritës dhe njëherit krijimin e një ekipi prej më të mirave që ka Kosova! Faleminderit PRESIDENT”, shkruan në faqen e KV Drita.

Formacioni më i mirë për vitin 2020 – femrat 
Adelajda Prenga – pranuese (Drita)
Rujkije Muja – pranuese (Drita)
Elvira bajrakltari - qendër (Drita)
Bleona Kadriu – qendër (Skenderaj) 
Dhuratë Sylejmani – korrektore (Drita)
Blinera Jaha - pasuese (Drita)
Fjolla hyseni – libero (Drita)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat