Prishtinën F e penalizuan lëndimet, mposhtet me rezultat të ngushtë 

Volejboll

Prishtinën F e penalizuan lëndimet, mposhtet me rezultat të ngushtë 

Nga: K.Goca Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:12
Leonita Hoxha, Finesa Sylejmani dhe Nita Bekteshi

Prishtina F mposhtet me rezultat 3:2 në udhëtim nga Fushë Kosova, në kuadër të javës së tretë (13-të) të Suoerligës A të Kosovës. 

Prishtinën F e penalizuan lëndimet dhe ky ishte edhe shkaktari i humbjes nga vashat e Fushë Kosovës. 

Volejbollistja Leonita Hoxha, qendër, është lënduar në lojë, pastaj edhe lëndimi i Nita Bekteshit, korrektore dhe Finesa Sylejmanit, pranuese, e bën të veten. 

Fushë Kosova ka fituar dy pikë të mëdha në kryeqytet, Prishtina vetëm një pikë.

Trajneri Bahri Gjinovci është i shqetësuar me lëndimet e tri volejbollisteve, ndërsa trajneri i Fushë Kosovës, Istref Elezaj, është i lumtur që fituan në tai-brek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat