Dramë në Ferizaj, kampioni fiton ndaj therandasve 

Volejboll

Dramë në Ferizaj, kampioni fiton ndaj therandasve 

Nga: K.G. Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:20
Dramë në Ferizaj, kampioni fiton ndaj therandasve 

Ndeshje dramatike deri në pikën e fundit mes kampionit në fuqi të Kosovës, Ferizajt dhe Golden Eagle Therandës. 

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, fituesi u vendos në setin e pestë (taj-brek). Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 3:2 (25:23, 25:22, 22:25, 25:27, 15:12) kundër Golden Eagle Theranda, në kuadër të javës së dytë të Superligës A. 

“Xhiroja e dytë, fitorja e dytë.

Ekipi kishte një paraqitje të mirë ndaj kundërshtarit nga Theranda, kështu duke rrëmbyer vetëm dy pikë nga ky takim. Pas kësaj fitore arritëm ta përforcojmë vendin e parë në tabelë. Vazhdojmë me synime të qarta edhe në ndeshjet e radhës”, shkruan në faqen e Ferizajt.

Kryetrajneri i Ferizajt, Arlind Ibrahimi, arriti edhe një fitore, ndërsa therandasit importuam vetëm një edhe pse kanë mund edhe të kthehen me fitore nga palestra “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Ferizaj avancoi me 2:0 (25.23, 25:22), por ndodhi përmbysja në dy setet e radhës (22:25, 25:27) dhe kësisoj u barazua rezultati 2:2. Seti taj-brek vendosi ndeshjen, Ferizaj ngadhënjen me rezultat të përgjithshëm 3:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat