Hajrizi: Ja përparësitë e Dritës ndaj ekipeve tjera

Volejboll

Hajrizi: Ja përparësitë e Dritës ndaj ekipeve tjera

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:53
Hajrizi: Ja përparësitë e Dritës ndaj ekipeve tjera

Katër skuadra luftojnë fyt për fyti për titullin e kampionit në elitën e volejbollit të Kosovës, si Ferizaj, Drita nga Gjilani, Golden Eagle Theranda dhe Peja. 

Është prej kampionateve më interesante dhe që vështirë është të parashikohen edhe ndeshjet. 

Drita nga Gjilani është befasia më e këndshme, që ka tejkaluar pritshmëritë dhe prej skuadrave që po shkakton frikë të secili rival.

Image

KV Drita

Drita tani për tani renditet në vend të dytë me 28 pikë, ka një me pak se lideri Ferizaj. 

Skuadra nga Gjilani është edhe më e motivuar pas fitores me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Ferizajt, kampion në fuqi. 

Kapiteni i Dritës, Fatlum Hajrizi, tha se janë një ekip e mirë, si një familje dhe falë punës së madhe me kryetrajnerin Bekim Aliu, sot janë në pozitën e dytë. 

Hajrizi tha se nuk e kanë synim titullin e kampionit por të rriten me cilësi si ekip, po ashtu ka fjalë të mëdha edhe për tifozët “Intelektualët”, duke i vlerësuar si më të mirët në shqiptari. 

 “Bota sot”: Një Dritë më ndryshe se vitet e kaluara, çfarë po e dallon nga ekipet tjera? 
Fatlum Hajrizi:
Të them të drejtën këtë vit ekipi i Dritës është më i organizuar se 2 vitet e kaluara.

Mendoj që harmonia që kemi në ekip me një moshë shumë të re dhe të gjithë vendor, kjo na bën më të lumtur me rezultatet që i kemi arritur deri me tani.

Image

“Bota sot”: Drita parmbrëmë fitoi edhe derbin e madh kundër kampionit në fuqi, Ferizaj, me rezultat 3:2. Një fitore dhe me përmbysje të rezultatit, cila ishte arma më e fortë?
Fatlum Hajrizi:
Nuk është hera e parë që e mundim ekipin e Ferizajt, sezonin e parë e kem mposhtur me rezultat 3:0 
Parmbrëmë lojtarët nuk u ndalën asnjëherë duke luftuar, ishim të bindur që kemi fuqi me përmbys rezultatin në favorin tonë, ku edhe e arritëm.

Image

Duhet cekur meritën më të madhe për këto fitore i ka trajneri Bekim Aliu i cili është duke bërë një punë të mrekullueshme .

"Bota sot”: Ju si kapiten i Dritës, a mendoni se ky fond i lojtarëve është i mjaftueshëm për të fituar titullin e kampionit?

Fatlum Hajrizi: Padyshim që në këtë aspekt ekipet rivale kanë me shumë përparësi se ne duke ditur që kanë marr përforcime nga Brazili, mirëpo ekipi i Dritës nuk e mendon titullin momentalisht por  fokusi ynë si ekip është që të bëjmë ngritje çdo ndeshje, tani në fund e shohim sa mundemi me këtë kontingjent të lojtarëve me luftuar për trofe.

“Bota sot”:  Është prej kampionateve më interesante, cili është rivali më i madh i Dritës, Ferizaj apo Golden Eagle Theranda, kjo e fundit me përforcime nga Brazili?
Fatlum Hajrizi:
Në këtë aspekt nuk duhet anashkaluar as ekipin e Pejës pavarësisht që i ka pas disa rezultate jo të kënaqshme, ku kanë cilësi brenda ekipit me lojtar me përvojë të madhe.

Të gjitha këto (tri ekipe), së bashku me Dritën deri në fund do të luftojnë për epitetin e skuadrës më të mirë në kampionat.

“Bota sot”: Ku janë përparësisë e Dritës në vazhdim të kampionatit?
Fatlum Hajrizi:
 Përparësitë e Dritës ndaj ekipeve tjera është ku ekipi ynë është duke e shijuar momentin qe po kalojmë, ku e dijmë që ekipet rivale kanë investuar shumë, kjo na bën që në aspektin psikologjik jemi më të relaksuar se ekipet tjera, ku në fillim të kampionatit i kanë cekur synimet që i kanë.

Ndërsa ekipi ynë me lojtarë vendorë, me një buxhet shumë të vogël i ka tejkaluar pritshmëritë deri me tani, kjo na bën që të jem më të relaksuar dhe t’i marrim ndeshjet jo me presion ku edhe po kemi sukses në këtë aspekt.

“Bota sot”: Ju si kapiten, çfarë iu premtoni tifozëve “Intelektualëve” dhe a iu mungojnë në kohë pandemie?
Fatlum Hajrizi:
‘Intelektualëve’ ju premtoj që do të japim çdo ndeshje gjithçka nga vetja, pse jo t’i gëzojmë me një trofe e meritojnë sepse janë tifozët më të mirë në shqiptari.

Padyshim që na mungojnë, çdo ndeshje me ta do të ishte më ndryshe edhe për ne në aspektin motivues, shpresoj që të lirohen këto masa dhe t’i shohim sa me shpejt në palestër.

“Bota sot”: Drita në vend të dytë, 1 pikë pas liderit Ferizajt, së shpejti lider?
Fatlum Hajrizi:
Ka ende shumë lojë deri ne fund, ekipi që do i mund ekipet lart në tabelë do të dal lider, do të shohim si do të rrjedhin gjërat deri në fund. Do të mundohemi me shfaq këtë formë që jem duke e kaluar momentalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat