Mustafa: Jemi në formë, Golden Eagle Theranda synon të gjitha trofetë

Volejboll

Mustafa: Jemi në formë, Golden Eagle Theranda synon të gjitha trofetë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:38
Mustafa: Jemi në formë, Golden Eagle Theranda synon të gjitha trofetë

Golden Eagle Theranda po kalon formë jashtëzakonisht të mirë dhe është ndër pretendentët kryesor në luftë për titullin e kampionit. Volejbollistët therandas po dëshmojnë lojëra shumë të mira në secilën përballje.  

Golden Eagle Theranda udhëheq renditjen me 30 pikë, ka një më shumë se kampioni në fuqi Ferizaj dhe dy se Drita nga Gjilani. 

Faton Mustafa, volejbollist me përvojë, tha se me ekipin e tij, Golden Eagle Theranda, në çdo ndeshje forma e tyre po rritet.

“Siç dihet ne kemi zhvilluar 4 javë dhe në çdo ndeshje forma e ekipit është në rritje gjithashtu ekipi është homogjen dhe kompakt”, thotë Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Therandasit synojnë të gjitha trofetë, duke pasur parasysh se kanë ekip cilësore dhe treguesi më i mirë janë edhe rezultatet e deritashme.

“Në ekip synojmë t’i fitojmë të dy titujt”, shpreh bindjen volejbollisti.  Sa i përket fitores me Dritën me rezultat të ngushtë 3:2, tha se në dy setet e parë ishin shumë të mirë, por bie ritmi por sërish rikthehen në nivelin e duhur.  

“Saj përket kësaj fitore ndaj ekipit të Dritës dy setët i fituam dhe mandej patëm rënie, mirëpo në fund u kthyem në lojë dhe fituam ndeshjen”, thotë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat