Entela apo fati i keq i talentes së madhe të Kosovës! Superliga po përballet me diçka të çuditshme 

Volejboll

Entela apo fati i keq i talentes së madhe të Kosovës! Superliga po përballet me diçka të çuditshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:59
Entela Muçolli

Ndeshjet e shumta brenda javës, deri në tri, po ndikon negativisht edhe të volejbollistet, që disa edhe janë lënduar. Superliga e Kosovës (femrat), po përballet me një fenomen që nuk mbahet mend pas luftës që ka ndodhur. 

Vetëm në stinorin pranveror, ende pa u bë një muaj, të paktën shtatë volejbolliste janë lënduar për shkak të orari të stërngarkuar të ndeshjeve dhe raportohet se dy prej tyre do të futen edhe në operim, si Entela Muçolli e Prishtina F dhe Ergysa Blloku e Dritës.

Entela Muçolli është talentja më e madhe në vendin tonë, që luan në pozitën e pranueses, u lëndua në takimin e fundit me Skenderajn dhe për fat të keq të saj, nuk do t’i shpëtojë operimit. Entela ka lënduar gjurin e këmbës së majtë.

Image

“Pardje në lojën me Skenderajn jam lënduar në setin e 4-të.  Pritet të mungoj 6-8 muaj.  

Në këtë sezon kemi filluar me një ritëm shumë të mirë, mirëpo ndeshjet që po zhvillohen gjatë një jave po ndikojnë shumë te ne si lojtare. Unë jam e 7-ta lojtare në Superligën e Kosovës që pësova lëndim dhe shpresoj të jem e fundit. Këto kanë ndodhur vetëm gjatë fillimit të sezonit pranveror”, thotë Entela për gazetën kombëtare “Bota sot!”

“Dy ndeshje në javë janë mbingarkesë për ne si lojtare dhe kjo mendoj që po sjell”, tha më tej Entela. Ajo tregon edhe emrat e lojtareve tjera të lënduara vetëm gjatë pranverës, si Nita Bekteshi, Leonita Hoxha, Finesa Sylejmani të Prishtina F, pastaj Ergysa Blloku e Dritës, Loresa Avdyli e M-Technologies, Egzona Geci e Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat