Disa sfida interesante në volejboll

Volejboll

Disa sfida interesante në volejboll

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:05
Disa sfida interesante në volejboll

Në mesjavë luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. 

Në rrethin e parë kryesisht kemi përballjen e ekipeve nga Superliga dhe Liga e Parë. 

Ndeshjet e Kupës së Kosovës zhvillohen me sistem eliminimi, ndërsa gjysëmfinalet dhe finalet do të zhvillohen në një vend. 

Image

Ndeshjet e Kupës në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme. 

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të javës së katërt të Superligës A në konkurrencën e meshkujve. Drenica do të jetë nikoqir i Prishtina Volley, ndërsa Ferizaj do të takohet me Pejën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat