Abedin Mehani më i votuari, lë pas Halime Fetahun!

Volejboll

Abedin Mehani më i votuari, lë pas Halime Fetahun!

Nga: K.Goca Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:44
Abedin Mehani

Abedin Mehani, kryetar i klubit të volejbollit Feronikeli nga Drenasi, sërish është më i votuari në kuvendin zgjedhor të Federatës së Volejbollit të Kosovës. 

Ai mori më së shumti vota dhe u zgjodh për herë të dytë anëtar i bordit. 

Mehani fitoi 43 vota, pasojnë Halime Fetahu me 36, Dibran Kastrati 27 etj.  Mehani ka fituar vota më së shumti edhe në vitin 2016, kur mori 24 vota dhe ishte i pari në listë.

Image

Mehani, i pari në vitin 2021

Ky veprimtar është më i votuari për anëtar të bordit, që dy herë rresht!

Image

Mehani 2016, i pari

Është figurë shumë e respektuar në komunitetin e volejbollit.

Kryetari i ri u zgjodh Bahri Gjinovci me 59 vota, një kundër dhe një abstenoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat