Partizani fiton Kupën e Shqipërisë

Volejboll

Partizani fiton Kupën e Shqipërisë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:12
Partizani fiton Kupën e Shqipërisë

Partizani fiton Kupën e Shqipërisë, “shtyp” në finale Tiranën!

Partizani feston trofeun e parë për vitin 2021, duke u shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.

Të kuqet dominuan ndaj Tiranës në finalen e zhvilluar sot në sallën e “Feti Borova”, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 (25-20, 26-24, 25-16).

Një ndeshje perfekte e skuadrës për Partizanin që i shton muzeut Kupën e katërt në histori, ndërsa Andi Lundra koleksionon trofeun e parë në karrierën si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat