Gjinovci dhe FVK në mbështetje të Ismet Krasniqit për president të KOK-ut

Volejboll

Gjinovci dhe FVK në mbështetje të Ismet Krasniqit për president të KOK-ut

Nga: K.Goca Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:07
Gjinovci dhe FVK në mbështetje të Ismet Krasniqit për president të KOK-ut

Disa Federata edhe publikisht kanë dalur në mbështetje të Ismet Krasniqit për president të Komitetit Olimpik të Kosovës, si Federata e Mundjes e Kosovës, ajo e autosporteve, e skijimit, e volejbollit, po ashtu flitet e përflitet se edhe e boksit dhe e atletikës, por këto dy të fundit ende nuk kanë dalur publikisht etj.

Bahri Gjinovci, president i ri i Federatës së Volejbollit të Kosovës, tha se si federatë do ta mbështesin kandidaturën e Krasniqit.

Gjinovci dhe Krasniqi u takuan zyrtarisht, biseduan për shumë gjëra.

Gjinovci e vlerëson Krasniqin si njeriun e duhur për ta drejtuar Komitetin Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat