Kadriu: Zoti vonon por nuk harron, vjen një moment dhe të dënon!

Volejboll

Kadriu: Zoti vonon por nuk harron, vjen një moment dhe të dënon!

Nga: K.G. Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:59
Kadriu: Zoti vonon por nuk harron, vjen një moment dhe të dënon!

Kryetrajneri klubit të volejbollit Skenderaj, Ylli Kadriu, ka reaguar në lidhje me padrejtësitë që po i bëhen ekipet e tij tash e një kohë të gjatë. E gjitha lidhet me futbollin, ndihmohet shumë më shumë në Skenderaj dhe volejbolli femëror lihet anash. 

“Zoti vonon por nuk harron, vjen një moment dhe të dënon!

Me vjen keq për lojtarët të cilët i kuptoj në situatën në të cilën ndodhen, por personat përgjegjës për sport në qytetin tonë tash e 20 vite kanë bërë shumë mëkate duke mos përkrahur fare ose shumë pak ekipin që sjell trofe në vendin tonë, ekip që luan në gara europiane e sjell trofe thuajse çdo vit.

Dikujt gjithçka, e dikujt asgjë nuk shkon, madje as pallat sporti e as një bus për udhëtime në lojë nuk e kemi.

Një pagë e një lojtari në futboll në qytetin tonë bën më shumë se i gjithë ekipi në volejboll, a është korrekte kjo? 

Ky dallim i madh që është bërë si në përkrahje morale e atë financiare nga personat përgjegjës,  është pasojë e gjendjes së ekipit tonë të futbollit, sepse kanë hyrë në gjynah ndaj personave qe punojnë me pasion, dashuri dhe profesionalizëm për qytetin e tyre.

Duhet të kuptoni qe suksesi nuk arrihet veç me para.

Shpresoj të reflektojnë para se të bëhet vonë”, shkruan Kadriu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat