Zana Jusufi: Me Fushën Kosovën kemi bërë histori në dy vitet e fundit 

Volejboll

Zana Jusufi: Me Fushën Kosovën kemi bërë histori në dy vitet e fundit 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:39
Zana Jusufi

Fushë Kosova po tregon lojëra më të mira në pjesën e dytë të kampionatit dhe si rezultat i kësaj janë ngritur në vendin e katërt me 23 pikë, një më shumë se Prishtina F. 

Volejbollistet e Fushës Kosovës shpresojnë se do ta ruajnë këtë pozitë deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit dhe të futen në garat e play-off-it. 

Ndër volejbollistet më të mira të Fushës Kosovës, Zana Jusufi, që luan në pozitën e pasueses organizatore, tha se falë angazhimit të të gjithë po rreshtohen edhe rezultatet e mira.  

Image

“Bota sot”: Fushë Kosova tani është në presion të Prishtina F. të vetmen rivale për vend të katërt, a do të ruani këtë epërsi apo do ta thelloni deri në fund të garave të rregullta?

Zana Jusufi: Ndryshimet e fundit që janë bërë në ekip, duke filluar nga pjesa menaxhuese e kane sjellur një energji të re, ku ne lojtaret jemi   ka ndihemi mirë, me kushte solide por me një shpirt ekipor e mentalitet te fituesit, edhe pse është vetëm viti i dytë që jemi në rangun më të lartë të garave në Republikën e Kosovës, Superligën e Kosovës. Nëse analizojmë se cilat ekipe i kemi mbrapa në tabelë  e shohim që kemi shkruar histori, qyteti jonë është hera e parë që është në play-off.

Image

“Bota sot”: Po Prishtina F?
Zana Jusufi:
Prishtina është një ekip me histori të madhe, por ne nuk e kemi mbivlerësuar dhe kemi arritur të korrim fitore në përballje direkte dy herë brenda këtij sezoni. Mendojme që deri në fund të sezonit do të ruajmë këtë epërsi, shtoja kësaj që Prishtina është duke u përballur me disa lëndime të lojtarëve të cilave u dëshirojmë rikthim sa më të shpejtë në parket.

“Bota sot”: Jeni në dhjetëshen me të mirë të volejbollisteve për vitin 2020, a e keni pritur këtë epitet?

Zana Jusufi: Qyteti e ka vlerësuar dhe po e vlerëson punën tonë, sivjet kemi arritur të marrim 5 çmimet kryesore klubi më i mirë i qytetit, trajneri më i mirë, lojtarja më e mirë, si dhe 2 lojtare tona gjenden në dhjetëshen më të mirë.

Personalisht jam e kenaqur  por mendoj që struktura e vjetër e klubit nuk i ka bere nominimet me meritore por e rëndësishme është që si klub i kemi të gjitha këto të arritura.

Personalisht jam shumë e motivuar dhe besoj në rezultate të reja duke e ditur punën profesionale që po bëhet në klub.

“Bota sot”: Si e sheh kampionatin deri në fund?
Zana Jusufi: Mundësia e financimit në sport konkretisht në volejboll përmes ligjit për sponsorizim e ka ngritur cilësinë e ligës, ku kemi klube që shpenzojnë qindra mijëra euro në sezon.

Kampionati ka hyrë në fazën e përmbylljes në të cilën jemi edhe ne si klub, shpresojmë që të vazhdojmë të jemi befasi e kampionatit.

“Bota sot”: Është sukses më i madh i Fushës Kosovës në 21 vitet e fundit, çfarë synoni deri në fund?

Zana Jusufi: Klubi tash i bën 10 vite ekzistencë për këto vite kemi pasur ngritje të vazhdueshme, por histori kemi bërë dy vitet e fundit, me rikthimin e disa lojtareve që ishim në ekipe tjera, si dhe angazhimin e trajnerit te ri.

Qysh në vitin e parë arritëm të jemi pjesë e Superligës, pastaj kampion i Superligës B pa asnjë humbje në sezon, tash rangim në Top 4, kalim në çerekfinale të Kupës së Kosovës e suksese të tjera edhe të kategoritë U-18 e më të reja.

“Bota sot”: Çfarë iu premton Zana dashamirëve të Fushë Kosovës?
Zana Jusufi:
Të gjithë dashamirëve të volejbollit e së pari familjes time e atyre që me përkrahin nga afër ju premtoj që nuk do t’i zhgënjej kurrë, do të vazhdoj të bëj krenar qytetin ku jam formuar, të jam shembull për lojtaret e reja që po vijnë, sipas mundësive edhe të asistoj në zhvillimin e tyre. 

Image

Tash kam rol edhe zyrtar në klub, andaj kjo me shton përgjegjësinë që të jep gjithçka nga vetja për përfaqësim sa me dinjitoz të qytetit.

“Bota sot”: Cila sfidë do të jetë përcaktuese për të 'blinduar' vendin e katërt dhe a mendoni se e keni ekipin më të mirë se Prishtina F?
Zana Jusufi:
Pasi qe kemi fituar ndaj KV Prishtinës dy herë brenda sezonit edhe si vendas edhe si mysafir, e kemi dëshmuar që këtë sezon ishim më të mira.

Vendimtare për neve ishte ndeshja ndaj një ekipi me traditë siç është KV Kastrioti, ndeshje të cilën e zhvilluam këtë vikend në shtëpinë tonë dhe e mbyllëm me rezultat 3:1, vlen të theksohet që ndaj këtij ekipi kemi fituar edhe në Ferizaj.

Ekipi jonë edhe pse ekip i ri, me vajza të reja, ka dëshmuar që luan me zemër, pa frikë dhe me besim të madh tek fitorja.

Secilin sezon e kemi ngjitur një shkallë në shkallët e suksesit urojmë të vazhdojmë kështu deri në fund.

Për fund dua te falënderoj Kuvendin Komunal që na qëndron gjithmonë afër, pastaj ata dashamires të komunitetit të biznesit privat që sadopak janë përkrah rinisë dhe këtij klubi që më së miri e shpërblen investimin në rini, duke i sjellur kupa qytetit.

Falënderim i veçantë për juve si gazetar si dhe redaksi e sportit të gazetës “Bota sot”  që gjithmonë i keni jap hapësirë mediale klubit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat