Partizani fiton derbin me Tiranën

Volejboll

Partizani fiton derbin me Tiranën

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:09
Partizani fiton derbin me Tiranën

Partizani e Tirana janë dy ekipet gjysmëfinaliste të play off-it në volejboll për meshkuj të dala nga Grupi B. Takimet e javës së 5-të të Kampionatit Kombëtar konfirmuan edhe dy ekipe të tjera, ndërkohë që nga grupi A, deri më tani, i kualifikuar është Erzeni.

Partizani fitoi me vështirësi 3-0 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”, një ndeshje ku dy sete u rivalizuan pikë më pikë deri në fund (25-23, 25-17, 25-23). Bardheblutë, pavarësisht humbjes, siguruan matematikisht vendin e dytë dhe kualifikimin, ndërsa të “kuqtë” nuk kanë pësuar asnjë humbje deri më tani.

Në këtë grup spikat fitorja e parë sezonale e Farka Volley, që mposhti 3-0 Studentin, një fitore më së shumti për statistikë.

Volejboll – Meshkuj, Grupi B (java e 5-të)

Studenti – Farka Volley, 0-3

Tirana – Partizani, 0-3

Renditja: Partizani 15 pikë, Tirana 9 pikë, Farka Volley 3 pikë, Studenti 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat