Katër ekipet gjysmëfinaliste të play off-it

Volejboll

Katër ekipet gjysmëfinaliste të play off-it

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:13
Katër ekipet gjysmëfinaliste të play off-it

Janë luajtur ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në volejboll për meshkuj, që kanë përcaktuar edhe 4 ekipet gjysmëfinaliste të play off-it.

Në Grupin A, Erzeni zuri vendin e parë pas fitores 3-0 ndaj Teutës në derbi (25-15, 25-19,25-15). Pas shijkasve u klasifikua Vllaznia, që ishte pushim, por e kishte siguruar kualifikimin. Në ndeshen e fundit të këtij grupi, Skënderbeu mposhti 3-0 Elbasanin (25-15, 25-18, 25-14).

Në Grupin B, ky luanin katër skuadra kryeqytetas,e më tej avancuan Partizani e Tirana. Në javën e fundit, të kuqtë mposhtën 3-0 Studentin (25-15, 25-20, 25-13), ndërsa bardheblutë mundën 3-1 Farka Volley (15-25, 25-20, 25-21, 25-17).

Volejboll – Meshkuj, Grupi A (java e 10-të)

Skënderbeu – Elbasani, 3-0

Erzeni – Teuta, 3-0

Vllaznia (pushim)

Renditja: Erzeni 22 pikë, Vllaznia 18 pikë, Skënderbeu 14 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 3 pikë.

Volejboll – Meshkuj, Grupi B (java e 6-të)

Farka Volley – Tirana, 1-3

Partizani – Studenti, 3-0

Renditja: Partizani 18 pikë, Tirana 12 pikë, Farka Volley 3 pikë, Studenti 3 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat