Ja kalendari dhe formula e gjysmëfinaleve

Volejboll

Ja kalendari dhe formula e gjysmëfinaleve

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:06
Ja kalendari dhe formula e gjysmëfinaleve

Nuk ka pushim për kampionatin e volejbollit, që pasi përfundoi sezonin e rregullt do të nisë menjëherë fazën play off. Sot luhen ndeshjet e para gjysmëfinale për femra dhe nesër (3 prill) do të luhet takimet e para për meshkuj.

Sipas sekretarit të FSHV-së, Albens Vokopola, faza gjysmëfinale luhet me 2 ndeshje të fituara nga 3 të planifikuara. “Do të luhet volejboll çdo ditë: Një ditë femrat e një ditë meshkujt”, tha Vokopola për “telesport.al”.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar dy skuadrat e para të çdo grupi, si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Ndërsa faza finale do të luhet me 3 ndeshje të fituara në 5 takime të planifikuara.

Play off – Gjysmëfinale Femra

2 prill, Barleti Volley – Partizani, 17:00

2 prill, Tirana – Vllaznia, 17:00

4 prill, Vllaznia – Tirana, 16:00

4 prill, Partizani – Barleti Volley, 17:00

6 prill, Barleti Volley – Partizani*

6 prill, Tirana – Vllaznia*

Play off – Gjysmëfinale Meshkuj

3 prill, Erzeni – Tirana, 16:00

3 prill, Partizani – Vllaznia, 18:00

5 prill, Tirana – Erzeni, e pacaktuar

5 prill, Vllaznia – Partizani, 18:00

7 prill, Erzeni – Tirana*

7 prill, Partizani – Vllaznia*

*Ndeshja e tretë luhet nëse është e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat