Partizani dhe Tirana fitojnë gjysmëfinalet e para të play off-it

Volejboll

Partizani dhe Tirana fitojnë gjysmëfinalet e para të play off-it

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:07
Partizani dhe Tirana fitojnë gjysmëfinalet e para të play off-it

Janë luajtur sot pasdite në kryeqytet dy ndeshjet e para gjysmëfinale play off në volejboll për femra, event ku marrin pjesë 4 ekipet më të mira, të kualifikuara pas sezonit të rregullt. Ndeshjet u luajtë pa tifozë.

Në “Feti Borova”, skuadra e Partizanit mposhti 3-1 Barleti Volley. Ndeshja nisi mirë për barletaset, që fituan 25-19 setin e parë, por ndeshja ndryshoi shpejt kah dhe Barleti sikur u “zhduk”. Partizani merr frenat e lojës dhe fiton me lehtësi tri setet e tjera: 25-15, 25-13, 25-17.

Po 3-1 fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mposhti Vllazninë. Dy setet e para janë mjaft të ekuilibruara. Shkodranet fitojnë 25-23, por po me këto shifra replikon Tirana, që fiton të dytin. Bardheblutë fitojnë 25-12 setin e tretë, por ndeshja bëhet dramatike në setin e katërt, ku kryeqytetaset fitojnë 26-24.

Psa ndeshjeve të para gjysmëfinale, Partizani e Tirana udhëheqin 1-0 serinë e takimeve. Sfidat e dyta do të luhen pas 48 orësh, ndërsa të shtunën luhen gjysmëfinalet e para për meshkuj.

Play off – Gjysmëfinale Femra

2 prill, Barleti Volley – Partizani, 1-3 (0-1)

2 prill, Tirana – Vllaznia, 3-1 (1-0)

4 prill, Vllaznia – Tirana, 16:00

4 prill, Partizani – Barleti Volley, 17:00

6 prill, Barleti Volley – Partizani*

6 prill, Tirana – Vllaznia*

*Ndeshja e tretë luhet nëse është e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat