Sahit Sadiku - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Volejboll

Sahit Sadiku - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:21
Sahit Sadiku - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Volejbolli si çdo sport tjetër hasi në vështirësi dhe probleme të mëdha në vite e 90-ta (1991-1999), duke u ballafaquar me dhunën e shfrenuar të regjimit serb. 

Stadiumet dhe palestrat sportive u uzurpuan nga pushtuesi serb, ndërsa sportistët shqiptarë u dëbuan në rrugë. 

Sahit Sadiku i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër trajnerët më të shquar në vitet e 90-ta, që me sukses e drejtoi klubin e volejbollit të femrat, Egnatia nga Balaj e Ferizajt. 

Image

KV Egnatia në vitet e 90-ta 

Egnatia ishte prej klubeve më të respektuara dhe më simpatike, shpesh herë i zhvillonin stërvitjet edhe në një atmosferë të shkëlqyeshme dhe nën tingujt e çiftelisë.

Sadiku punonte pareshtur dhe vazhdimisht si çdo trajner e lojtar shqiptar, pavarësisht se cilit sport i takonte, ishin në presion e të kërcënuar nga regjimi serb.

Sadiku asnjëherë nuk u ndal dhe as që u mërzit për kërcënimet e milicisë serbe, por vazhdonte punën me vashat e Egnatisë, që shënonte rezultate të lakmueshme në vitet e 90-ta apo ishin hit i Kampionatit të Kosovës.

Sadiku dha kontribut të madh në vitet më të vështira, duke i bërë rezistencë regjimi serb. 

Ajo gjeneratë e Egnatisë ishte shembull për shumë klube se si luftohet për ngjyrat e klubit dhe se si krijohet atmosfera  festive pas çdo stërvitje me këngë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat