Partizani finalisti i parë

Volejboll

Partizani finalisti i parë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:22
Partizani finalisti i parë

Partizani është ekipi i parë finalist i play off-it në volejboll për femra, ndërkohë që emri i skuadrës së dytë finaliste do të mësohet pas 48 orësh, në përballjen e tretë gjysmëfinale mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Sot janë zhvilluar ndeshjet e dyta gjysmëfinale, që kanë përcaktuar ekipin e Partizanit si finalistin e parë. Të kuqtë e trajnerit Andu Lundra mposhtën 3-2 Barleti Volley në takimin e dytë mes tyre luajtur në “Asllan Rusi”, duke i fituar të dyja sfidat dhe merituar kualifikimin në finale. Ndeshja e sotme ishte mjaft e ekuilibruar dhe emocione, që zgjati dy orë.

Të kuqtë fituan 25-18 setin e parë, por shpejt vjen reagimi i Barletit, që fiton 25-21 setin e dytë. Kjo skenë përsëritet edhe në dy setet e tjera, me Partizanin që fiton 25-19 të tretin dhe Barleti që rikthen ekuilibrat në fushë, duke fituar 25-14 atë të katërt. Mjaft i bukur edhe seti final, fituar 15-10 nga Partizani, që siguron finalen.

Vllaznia arriti të vendosë ekuilibrat e përballjeve gjysmëfinale, pas fitores 3-1 në Shkodër ndaj Tiranës, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Vendaset fitojnë 25-19 setin e parë, ndërkohë që bardheblutë rikthejnë ekuilibrin, duke fituar setin e dytë 25-9. Gjithsesi, Vllaznia merr sërish komandën, duke fituar 25-19 setin e tretë. Mjaft i bukur seti i katërt, ku gjithçka vendoset në pikët shtesë, 29-27 në favor të Vllaznisë.

Nesër, do të luhen gjysmëfinalet e dyta për meshkuj.

Play off – Gjysmëfinale Femra

2 prill, Barleti Volley – Partizani, 1-3

2 prill, Tirana – Vllaznia, 3-1

4 prill, Vllaznia – Tirana, 3-1 (1-1)

4 prill, Partizani – Barleti Volley, 3-2 (2-0)

6 prill, Tirana – Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat