Turpi në volejbollin e Kosovës! KV Klina: Dhunë dhe një lojtare humbi vetëdijen

Volejboll

Turpi në volejbollin e Kosovës! KV Klina: Dhunë dhe një lojtare humbi vetëdijen

Nga: K.G. Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:23
Turpi në volejbollin e Kosovës! KV Klina: Dhunë dhe një lojtare humbi vetëdijen

Një rast i paprecedent ka ndodhur në volejbollin femëror.

Sipas klubit të volejbollit Klina, janë sulmuar në Malishevë.

KVF Klina ka dalur me një letër të hapur në opinion, duke treguar se si janë sulmuar nga Malisheva!

“Në Malishevë aty ku niveli i sportivitetit dhe edukatës ishte nën nivel.

Në atë sallë sportive që ishim të sulmuar komplet ekipi duke filluar nga trajneri e deri tek lojtarja më e mitura që ishte prezente në bankë rezervë 13-vjeçare. 

Image

Aty ku nga sulmet dhe goditjet e vendaseve ishte e domosdoshme dërgimi i lojtareve tona në spitalin e Malishevës dhe të Prishtinës.

Gjithçka filloj nga mos marrëveshja e të dy gjyqtarëve mes vete, njeri nuk e dinte a ishte topi brenda apo jashtë, ndërsa te njejtën kohë tjetri po iu falke pikë kundërshtarit, ku pikët ishin vendimtare(23:23) dhe nga reagimi i Kapitenes tonë u ndëshkua pa arsye me karton te kuq, ku rezultati kaloi 24:23 për vendasit, por ishte e kot sepse me meritë të plotë luftuam dhe seti përfundoj në favorin tonë(24:26).

Nga reagimi i Trajnerit ndaj gjyqtarëve që anoheshin nga vendasit, kartoni i verdhë nuk mungojë edhe për trajnerin Sami Millaku.

Seti i 3-të përfundoj, ku ne si mysafir ishim në favor 2:1, dhe sulmet nga publiku ndaj trajnerit dhe vajzave nuk kishin të ndalur. 
Publiku qe ishin gjinia mashkullore po ashtu ishin dhe prindërit e kundërshtareve ku nga goditja e tyre, lojtareve tona iu percjelli të vjellura e deri tek humbja e vetëdijes.

Policia më në fund arriti, kur trazirat dhe dhuna kundër nesh përfunduan, atëherë ata ishin afër nesh.

Kur ambulanca arriti nuk kishte as shtretër të dhuronin ndihmën për vajzat që ishin shtrirë në dysheme nga goditjet e vendaseve. Ku nuk mungoj as vërsulja e Trajnerit vendas ndaj liberos tonë. Do të thotë niveli sportiv ishte 0.
Detyrat që një vendas duhet t’i plotësoj për t'u zhvilluar ndeshja nuk ishin plotësuar.

Policia nuk ishte prezent aty ku loja filloj, numri i publikut që ishte prezent ne atë sallë aq të ngushtë në këto kushte pandemie ishte tej mase e madhe. Aty ku me sa duket ishte planifikuar gjithçka...

Por nuk do të thotë që ka përfunduar gjithçka...

Tani jemi ne pritje te një vendimi nga komisioni i garave.

Ku dhe organet kompetente janë të informuar rreth rastit”, shkruan në reagimin e KV Malishevës. Duke iu referuar këtij reagimit, ky është turpi në volejbollin e Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat