Malisheva reagon ashpër ndaj Klinës: Inskenime të nivelit të ulët

Volejboll

Malisheva reagon ashpër ndaj Klinës: Inskenime të nivelit të ulët

Nga: K.G. Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:09
Malisheva reagon ashpër ndaj Klinës: Inskenime të nivelit të ulët

Klub i volejbollit Klina akuzon se në Malishevë vajzat e tyre u rrahën nga prindërit e volejbollisteve vendase, që sipas tyre, njëra lojtare ka pasur të vjellura dhe e ka humbur vetëdijen. Vjen reagimi i klubit Malisheva, duke e quajtur këtë rast si inskenim të KV Klinës dhe po ashtu japin versionin e tyre! 

 “Gjatë këtyre ditëve emri i klubit tonë është lakuar nga Klubi Kvf Klina dhe në media të ndryshme, duke involvuar klubin apo lakuar emrin tonë pa patur informacionin e saktë. 

Andaj ne si klub detyrohemi të reagojmë publikisht duke kërkuar nga të gjitha palët që mos të shfrytëzohet emri i klubit tonë.

Ndeshja e zhvilluar më datën 04.04.2021 në mes të "KV.MALISHEVA" v.s "KV KLINA", është ndërprerë pasi Trajneri i Klubit mysafir ka bërë sjellje jo-sportive , gjithashtu fyerje dhe sharje ndaj disa tifozëve të pranishëm, andaj edhe është ndëshkuar nga referët, por duke vazhduar me sjellje dhe inskenime të nivelit të ulët, referët vendosen ti largojë tifozët dhe ndeshja të zhvillohet pa pranin e tyre me pahtimin e dy palëve.

Ndërsa trajneri i Kv Klina për ta inskinuar rastin dhe përfituar nga ky incident i vogël kishe thirrur Policinë dhe Emergjencën për gjoja se janë sulmuar nga tifozët, gjë e cila nuk ma ndodhur. Pas ardhjes së Policisë referët ndërprejnë ndeshjen duke e mbyllur me vërejtje.

Malisheva si Organizatore e ndeshjes, shpreh keqëardhjen për ecurin e ndeshjes dhe pamundësinë e përfundimit.
Gjithmonë jemi shquar për mikpritje dhe respekt ndaj çdo kundërshtari, por në ndeshjen me Klinën ishte e pamundur një gjë e tillë pasi kundërshtari nuk dëshiroj një gjë të tillë.

KV Malisheva tani më 6 vite është duke bërë investime në grupmoshat e reja me qellim të ngritjes së një klubi të nivelit evropian. Sukseset tona lidhen direkt me arritjet në parket dhe nuk do ti lejojmë askujt që sukseset e arritura me punë profesionale dhe të ndershme të na i tjetërsojnë dhe kontestojnë.

Malisheva ka investuar dhe vazhdon të investojë për ngritjen e nivelit të ekipit drejt profesionalizmit të mirëfilltë, ndërsa së fundmi kemi bërë tentime për tu përforcuar me qëllim që ambiciet t’i konvertojmë në realitet.

Malisheva do të jetë kampione dhe kjo do të arrihet jo sepse dikush do të na falë atë, por sepse suksesin do ta meritojmë në teren.

Skuadra jonë dëshiron të garojë në mënyrë korrekte me kushte të barabarta me rivalët tonë sportiv dhe nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt për të realizuar objektivat tona. Secili ka të drejtë të ketë pretendimet e veta, mirëpo në asnjë mënyrë të kërkohet të përfitohet me skema të inskinuara, sepse këto skena nuk i bëjnë nderë as Klubit e as Sportit në përgjithësi.

Ne si klub respektojmë të gjitha institucionet dhe vendimet legjitime, andaj ju informojmë se kemi deponuar të gjitha dëshmitë dhe presim Vendimin nga Komisioni Disiplinor pranë FVK-së”, reagon kV Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat