Ferizaj siguron finalen e Kupës së Kosovës

Volejboll

Ferizaj siguron finalen e Kupës së Kosovës

Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:54
Ferizaj siguron finalen e Kupës së Kosovës

KV Ferizaj ka shënuar fitore në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në volejboll, kur mposhti KV Golden Esgle Therandë  me rezultat 3:0.

Seti i parë ishte periudha më rivalizuese e kësaj gjysmëfinaleje, ku ferizajasit me vështirësi arritën të triumfojnë 25:23, për të siguruar epërsinë e parë në sete.

Në setin e dytë Golden Eagle Theranda rezistoi deri në kuotën e 20 pikëve, por që ishin të pamjaftueshme për të rrezikuar fitoren e Ferizajt edhe në këtë set, prej 25:20.

Periudha e tretë ishte më e errëta në paraqitjen e skuadrës nga Suhareka, e cila nuk arriti më shumë se 14 pikë, duke i mundësuar Ferizajt fitore prej 25:14.

Ferizaj fiton biletën për në finalen e së enjtes, ku takohet me Pejën.

Finalja e Kupës së Kosovës në volejboll te djemtë, zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK1 nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat