Drita superiore, fiton finalen e parë në luftë për titullin e Kosovës 

Volejboll

Drita superiore, fiton finalen e parë në luftë për titullin e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:00
Drita superiore, fiton finalen e parë në luftë për titullin e Kosovës 

Volejbollistet e Dritës nga Gjilani, u treguan superiore në finalen e parë të play-off-it të Superligës së Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 3:0 M-Technologien nga Prishtina.

Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Drita avancon me 1:0 në serinë e fitoreve dhe me tri të fituara shpallet kampioni i ri. 

Volejbollistet Adelajda Prenga, Valmira Ramadani, Dhurata Sylejmani me bashkëlojtare tjera, treguan lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj fituan takimin.

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, tha se përkundër se rezultati është 3:0 nuk duhet të kënaqen por duhet të fokusohen për finalet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat