Partizani rrezikon

Volejboll

Partizani rrezikon

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:37
Partizani rrezikon

Partizani fitoi 3-2 ndaj Erzenit në finalen e parë play off në volejboll për meshkuj, një ndeshje me shumë emocione, që zgjati më shumë se dy orë, zhvilluar në “Feti Borova”, në kryeqytet.

Një fitore që mund të kishte qenë më e lehtë dhe me shifrat 3-0 për të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri, që udhëhiqnin 2-0 me sete dhe ishin pranë fitores edhe në setin e tretë, por gabuan në pikët shtesë. Erzeni përfitoi dhe arriti të rihapë një ndeshje që dukej e mbyllur, madje në setin e pestë pati shansin të fitonte këtë finale, por përsëriti gabimet e rivalëve dhe doli kokulur nga kjo sfidë.

Ndeshja nis mjaft mirë për kryeqytetasit, që dominojnë në fushë dhe fitojnë pa shumë probleme dy setet e para, 25-15 dhe 25-22. Loja e Erzeni pëson rritje dhe kjo duket në dy setet e tjera, të fituara nga shijakasit 26-24 dhe 25-22, duke barazuar në 2-2 rezultatin dhe çuar ndeshjen në setin final.

Seti i pestë është mjaft i ekuilibruar, me barazime të shumta e mjaft dramatik në pikët e fundit. Partizani arrin të tregohet më konkret dhe përfiton nga gabimet e Erzenit, duke fituar 17-15 dhe krejt takimin 3-2.

Ditën e diel do të luhet ndeshja e dytë finale play off për meshkuj, ndërkohë që kampion shpallet ekipi që fiton 3 nga 5 finalet e planifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat