Kelmendi: Peja pas trofeut të Kupës, vazhdon rrugëtimin drejt titullit

Volejboll

Kelmendi: Peja pas trofeut të Kupës, vazhdon rrugëtimin drejt titullit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:46
Kelmendi: Peja pas trofeut të Kupës, vazhdon rrugëtimin drejt titullit

Peja ka fituar Kupën e Kosovës, tani synon edhe titullin e kampionit. Për këtë shprehet optimist kryetrajneri pejan, Qazim Kelmendi.  

Në mes javë pejanët triumfuan në finale të Kupës, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Ferizajn.

Kelmendi tha se kanë një ekip shumë të mirë dhe në garë për titull si rival të fortë i sheh Ferizajn, Dritën dhe Golden Eagle Therandën. 

Image

Ai po e përgatitë ekipin për fazën e garave përfundimtare, që të kërkojë edhe titullin e kampionit.  

“Bota sot”: Peja fiton Kupën e Kosovës! A keni besuar se do të fitoni për faktin se ishit në disvantazh në setin taj-brek, 12:10, duke triumfuar me 14:16 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:3?
Qazim Kelmendi:
Vërtet kur ishim me at rezultat kemi qenë pak skeptik, po thënë të drejtën vazhdimisht kërkoja që deri në pikën e fundit të  kërkonim ku edhe  ndodhi.

Kur them kërkonim, fjala është që për çdo top të jepnim të gjitha  mundësitë dhe qe të përpiqemi  ta ruajmë qetësinë.
Sepse në setin taj-brek, zakonisht ekipi që ruan qetësinë del fitimtar.

“Bota sot”: Çka e veçojë Pejën ndaj Ferizajt?
Qazim Kelmendi:
Pejën e veçoj nga  Ferizaj vetëbesimi, se mund  të kthehemi në rezultat  pozitiv dhe ta fitojmë Kupën.

“Bota sot”: A besoni se do ta fitoni edhe titullin dhe kë e sheh rival më të denjë?
Qazim Kelmendi:
Rivalët kuptohen që janë që të 3  ekipet: Ferizaj, Drita, Golden Eagle Theranda.

Po ne kemi besimin  dhe që do të dalim edhe kampion, duke e ditur  që në radhët e KV Peja ka lojtar shumë cilësor dhe puna jonë do shpërblehet. Kemi edhe dy ndeshje ku edhe përcaktohet radhitja  kush nga  cila pozitë do të startoj për  Play-off. 

“Bota sot”: Çfarë i mungon Pejës?

Qazim Kelmendi: Besim të përkushtuar për garat në vazhdim, Kupën kemi vendos në vitrina të klubit ditën e enjte, të premten kemi pushu dhe sot vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt përmbylljes me titullin kampion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat