Partizani mposht sërish Tiranën

Volejboll

Partizani mposht sërish Tiranën

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:34
Partizani mposht sërish Tiranën

Partizani mposhti 3-0 Tiranën në finalen e dytë play off në volejboll për femra, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje.

Të kuqtë janë vetëm një fitore larg titullit kampion, titull që mund të vijë pas 48 orësh, në përballjen e tretë mes këtyre dy ekipeve. Siç dihet, kampione shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 finalet e planifikuara.

Sfida e sotme, thuajse ishte një formalitet për të “kuqtë” e trajnerit Lundra, që e dominuan ndeshjen. Dy setet e para u fituan me shumë lehtësi nga Partizani, 25-13 dhe 25-8, çka tregon për epërsinë e këtij ekipi.

Tirana përpiqet të rivalizojë në setin e tretë,por pas pikës së 20-të humbet terren dhe Partizani fiton 25-22 e krejt takimin 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat