Ferizaj me probleme të mëdha, me disa volejbollistë të lënduar 

Volejboll

Ferizaj me probleme të mëdha, me disa volejbollistë të lënduar 

Nga: K.G. Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:00
Ferizaj me probleme të mëdha, me disa volejbollistë të lënduar 

Kampioni në fuqi, Ferizaj, po përballet me një fenomen në prag të garave të play-off-it.

Brenda një kohe të shkurtër iu lëndohen tre lojtarë dhe ia vështirëson edhe më shumë punën për në vazhdim të kampionatit. 

Ferizaj humbi nga Peja me rezultat 3:1, në kuadër të kampionatit. 

“Një ndeshje për t’u harruar në ‘Karagaç’ të Pejës.

Ekipi pësoi edhe goditjen e radhës, duke pësuar lëndim pasuesi Driton Bytyçi, kështu duke u bërë lëndimi i tretë në ekip pasi që në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës u lëndua lojtari Bardhyl Hajdaraj si dhe në ndeshjen finale të Kupës u lëndua lojtari Armend Berisha.

Ekipi i uron shërim të shpejtë tre lojtarëve, të cilët do ta kenë mbështetjen kryesore nga ne”, shkruan në faqen e KV Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat