Universitet i Tetovës, lehtë kalon Vardarin

Volejboll

Universitet i Tetovës, lehtë kalon Vardarin

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:21
Universitet i Tetovës, lehtë kalon Vardarin

Skuadra e Universitetit të Tetovës në volejboll është kualifkuar në finale të garës elitare të volejbollit në Maqedoni, pasi që në gjysmëfinale me rezultat maksimal 3:0 mundi Vardarin.

Skuadra tetovare nuk humbi asnjë nga gjashtë setet e serisë së gjysmëfinales ndaj Vardarit, duke konfirmuar klasin ndaj kuqezinjëve të Shkupit.

Bilanci i përgjithshëm në këtë sezon është 6-1 në të mirë të skuadrës tetovare.

Në finale sipas pritshmërisë do të përballet me skuadrën e Xhio Strumicës, e cila në sfidën e parë të gjysmëfinales, mundi me 3:0 në sete skuadrën e e GOK Borecit.

Sfida e dytë do të zhvillohet në terrenin e skuadrës së Borecit.

Në rast të fitores së Xhio Strumicës, atëherë seria e finales do të nis të premtën, ndërsa skuadra tetovare do të jetë nikoqire në sfidën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat