Gjilani në festë, Drita kampion i ri i Kosovës

Volejboll

Gjilani në festë, Drita kampion i ri i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:43
Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, ia dorëzoi Kupën kapitenes Adelajda Prenga

Drita nga Gjilani është kampion i ri i Kosovës në volejboll (femrat).

Drita tregoi superioritetin edhe në finalen e tretë të play-off-it, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 (25:22, 25:17, 25:19) M-Technologie nga Prishtina. 

Ekipi nga Gjilani triumfoi në seri të finaleve me fitore 3:0.

Seti i parë u ballafaqua me rivalitet dhe gjilanaset e fituan me 25:22. Në setin e dytë, Drita sërish më e mirë dhe fitoi me 25:17. 

Në setin e tretë gjithçka e qartë dhe pikën e fundit e shënoi Elvira Bajraktari, duke i siguruar fitoren me 25:19 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Drita fiton titullin e pestë të pasluftës, një sukses i madh dhe falë punës së palodhshme të trajnerit Lorik Ilazi. 

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, ia dorëzoi Kupën kapitenes Adelajda Prenga.

Festë në Gjilan, Drita kampion. Lojtaret si Dhurata Sylejmani, Blinera Jahaj, Elvira Bajraktari, Adelajda Prenga, Valmira Ramadani, dhanë gjithçka dhe me plot meritë janë kampione për edicionin 2020-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat