Kombëtarja e rrjetës nis përgatitjet për eliminatoret e Europianit

Volejboll

Kombëtarja e rrjetës nis përgatitjet për eliminatoret e Europianit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:07
Kombëtarja e rrjetës nis përgatitjet për eliminatoret e Europianit

Nën drejtimin e trajnerit Jani Melka, kombëtarja e volejbollit për meshkuj ka nisur përgatitjet për të luajtur eliminatoret e Europianit 2021 të rrjetës. Shqipëria ndodhet në Grupin E eliminator, së bashku me Rumaninë, Zvicrën dhe Sllovakinë.

Sipas formulës, ekipet do të luajnë me sistem grumbullimi, ku tri sfidat e para do të zhvillohen më datat 6-8 maj në Sllovaki. Ndërsa tri ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave, 14-16 majh, në Rumani.

Trajneri Jani Melka u shpreh në konferencën për shtyp se do të japë dhe marrë maksimumin nga ekipi, pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion dhe faktit se lojtarët vijnë nga një periudhe e vështirë, siç është pandemia dhe Shqipëria ka qenë pushim për gati një vit në këtë sport.

Faza e parë, Sllovaki 6-8 maj

6 maj, Rumani – Shqipëri, 19:00

7 maj, Zvicër – Shqipëri, 17:30

8 maj, Shqipëri – Sllovaki, 20:30

Faza e dytë, Rumani 14-16 maj

14 maj, Shqipëri – Rumani, 17:00

15 maj, Shqipëri – Sllovaki, 20:00

16 maj, Zvicër – Shqipëri, 20:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat