Ali Nikolla, lojtar dhe gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Dy - tre herë me kanë arrestuar

Volejboll

Ali Nikolla, lojtar dhe gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Dy - tre herë me kanë arrestuar

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:41
Ali Nikolla, lojtar dhe gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Dy - tre herë me kanë arrestuar

Sportistët shqiptarë ishin halë në sy për regjimin serb në vitet e 90-ta (1991-1999). Fanellat sportive ishin sikur uniformë ushtarake për pushtuesin serb.

Ali Nikolla i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër volejbollistët më të dalluar po ashtu edhe gjyqtar i sportit skofiar, duke dhënë kontribut të madh në vitet më të rënda, kur jeta ishte e rrezikuar në çdo sekondë nga milicia serbe.

Nikolla është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe së bashku me mijëra sportistë i rezistuan okupatorit serb.

Image

Në këmbë Ali Nikolla - i dyti majtas, Abedin Ibrahimi - i katërti dhe Ramadan Rexhepi - i pesti

Ai kujton shumë ngjarje interesante dhe të rënda, por i veçojë disa prej tyre, kur edhe disa herë u ndërprenë ndeshjet nga milicia serbe.       

Nikolla, në vitet e 90-ta ka luajtur për klubin e Kastriotit nga Ferizaj, pastaj për klubin Sojeva, ka udhëheq edhe klubin Rinia nga Ferizaj, që ishte drejtor, kapiten, ndërsa trajner ishte profesor Bashkim Thaçi.

Image

Ali Nikolla, i dyti në këmbë në anën e majtë

“Të njëjtën kohë isha edhe refer i licencuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës e asaj kohe (nga viti 1991) dhe kam referua deri në vitin 2003-2004”, tha Nikolla për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

“Me klubin Rinia ushtrimet i zhvillonim në oborrin e kishës katolike në Ferizaj”, tregon Nikolla për atëkohë të pa kohë. 

Ish volejbollisti, prej gjuajtësve më të hatashëm të asaj kohe, kujton edhe momentet e tmerrit në vitet e 90-ta. 

Image

Aliko Nikolla, i treti në të majtë 

“Dy - tre herë me kanë arrestuar nga disa orë. Mi kanë ndërpre ushtrimet dhe lojën.

Në Gadime bashkë me Abedin Ibrahimin (dikur trajner, ish kryetar i FVK-së) dhe një grup lojtarësh na kanë ndaluar disa orë duke na maltretuar në mes të fshatit. Në Sojevë gjithashtu bashkë me Ramadan Rexhepin – Adidasi, tash hero.

Asnjë lojë nuk e kemi luajt pa një frikë se do na arrestojnë, maltretojnë apo nderprejnë lojën”, ka thënë Nikolla.

Megjithatë, ai asnjëherë nuk u ndal dhe as që u përkul para regjimit serb, përkundër kërcënimeve të shumta e të llojllojshme, por me shumë shokë zhvilluan garat dhe e mbajtën gjallë sportin.

Sot është krenar që sportistët tanë luajnë në stadiume dhe palestrat sportive, të ndërtuar nga populli shqiptar i Kosovës, ndërsa këto objektet në vitet e 90-ta ishin uzurpuar nga regjimi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat