Peja në finale

Volejboll

Peja në finale

Më: 24 prill 2021 Në ora: 22:08
Peja në finale

Fituesi i Kupës së Kosovës në volejboll KV Peja, e ka bërë edhe një hap tjetër drejt sigurimit të trofeut të dytë këtë edicion.

Pejanët në gjysmëfinalen e dytë, shënuan fitore ndaj Golden Eagle Therandës, me rezultat 3 me 1 (27:25; 22:25; 22:25; 19:25).

Golden Eagle Theranda shfaqi lojë të mirë e madje e fjtoi edhe setin e parë.

Rivalitet i madh ishte edhe në setat vijues, në të cilët “verdhezinjtë” tregohen më bindës për ta siguruar finalen.

Pavarësisht fitores, ndeshja nuk ishte aspak e lehtë për Pejën, e cila duke e siguruar finalen në dy ndeshje të luajtura, do të ketë kohë rikuperimi më të madhe sesa Drita apo Ferizaj, që pritet ta këtkojnë finalen përmes ndeshjes së tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat