Kosova gati për sfidat e mëdha

Volejboll

Kosova gati për sfidat e mëdha

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:20
Kosova gati për sfidat e mëdha

Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, e vizitoi kampin e Kombëtares së Kosovës në volejboll.

Gjatë grumbullimit në Istog, vashat e Kombëtares të shtunën janë vizituar nga i pari i FVK-së, i cili e ka përcjellur nga afër punën dhe atmosferën në kampin e “Dardaneve”.

Gjinovci ka rikonfirmuar mbështetjen dhe besimin e madh që FVK e ka te secila volejbolliste, që mori ftesë për ta veshur fanelën e Kosovës.

Privilegj e përgjegjësi për secilin që do ta bartë këtë fanelë, e ky duhet të shërbejë motivim shtesë për ta dhënë maksimumin për fanelën e Kosovës.

Kampi i Kombëtares së vajzave ka filluar nga e premtja më 23 prill 2021 dhe do të vazhdojë deri më 6 maj 2021.

Kosova po përgatitet maksimalisht për prezantim dinjitoz në kualifikimet për CEV EuroVolley 2021, që mbahen nga 7-9 maj 2021 në Podgoricë.

Në Grupin D, së bashku me Kosovën janë edhe: Mali i Zi, Sllovakia e Finlanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat