Drita apo Ferizaj?

Volejboll

Drita apo Ferizaj?

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:32
Drita apo Ferizaj?

Drita apo Ferizaj do të janë në finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës në volejboll - meshkujt,.

Drita dhe Ferizaj do ta zhvillojnë ndeshjen e tretë gjysmëfinale, që njëherit do të jetë përcaktuese për të siguruar biletën për finalen e madhe të Play-OFF.

Ferizaj e kishte fituar ndeshjen e mesjavës së kaluar në Gjilan, kurse Drita në takimin e dytë ishte revanshuar, për ta dërguar serinë e gjysmëfinaleve në ndeshjen e tretë.

Akti i tretë zhvillohet të mërkurën, më 28 prill 2021, nga ora 19:00 në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat