Luajnë në Amerikë, kanë ardhur për t’i ndihmuar Kosovës

Volejboll

Luajnë në Amerikë, kanë ardhur për t’i ndihmuar Kosovës

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:38
Luajnë në Amerikë, kanë ardhur për t’i ndihmuar Kosovës

Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në fillimin e kualifikimeve për “Eurovolley 2021” në konkurrencën e femrave. 

Kosova gjendet në Grupin D, ku do të ketë punë me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.
Teksa po vazhdojnë përgatitjet intensive të vashave kosovare, pjesë e grupit janë edhe dy volejbollistet që luajnë për Northwood University të Amerikës.

Bëhet fjalë për Zyla Kadriun dhe Venera Kadriun, të cilat do të jenë “armë” e fortë e selektorit të Kosovës, Lorik Ilazit, për ndeshjet e vështira kualifikuese, shkruan Gazeta Olle.

Zyla Kadriu më herët ka qenë pjesë e KV Skenderaj dhe luan si pasuese, ndërsa Venera Kadriu ka qenë pjesë e KV Dritës, dhe pozita e saj është pranuese shërbimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat