Masoniçiç dhe Peroviq flasin për përballjen me Kosovën

Volejboll

Masoniçiç dhe Peroviq flasin për përballjen me Kosovën

Nga: K.G. Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:53
Masoniçiç

Volejbollistet e Malit të Zi do të fillojnë kualifikimet për Kampionatin Evropian nesër (20:00) me ndeshjen kundër kombëtares së Kosovës, e cila do të mbahet këtë vit në Serbi, Rumani, Bullgari dhe Kroaci, shkruan media malazeze “Vijesti”

“Turneu në Podgoricë do të zhvillohet nga 7 deri më 9 maj, i përcjellur nga turneu në Nitra të Sllovakisë nga 13 deri më 15 maj. Dy përzgjedhjet më të mira nga grupi do të kualifikohen në Kampionatin Evropian.

"Unë jam i kënaqur me përgatitjet e bëra deri më tani, mendoj se bëmë gjithçka që planifikuam. Jam i kënaqur me përgatitjen e vajzave, por kemi probleme të vogla me lëndime. Ne jemi favoritë ndaj Kosovës, presim fitore. Pas kësaj vijnë dy ndeshje, me Finlandën dhe Sllovakinë.

Ne nuk jemi favoritë, por besoj se me një lojë të mirë dhe një atmosferë të mirë mund të bëjmë një befasi", tha përzgjedhësi malazez Nikola Masoniçiç.

Nikoleta Peroviq gjithashtu shpreson të fitojë në hapje të garës kualifikuese.
"Përgatitjet i kemi përfunduar me sukses. Ne do të kërkojmë një shans në këtë garë. Ne jemi favoritët kundër Kosovës dhe shpresojmë të fitojmë", tha Peroviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat