Mali i Zi nuk e ka qetësinë ndaj Kosovës, ja çfarë thonë Cvijoviq e Dragoviq 

Volejboll

Mali i Zi nuk e ka qetësinë ndaj Kosovës, ja çfarë thonë Cvijoviq e Dragoviq 

Nga: K.Goca Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:07
Mali i Zi nuk e ka qetësinë ndaj Kosovës, ja çfarë thonë Cvijoviq e Dragoviq 

Kombëtarja e Malit të Zi sot ka udhëtuar në Podgoricë, ku do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese në kuadër të grupit D të Kampionatit Evropian në volejboll, në konkurrencën e femrave. 

Nesër në orën 20.00 Kosova ndeshet me Malin e Zi. Malazezet nuk ndihen edhe aq të qeta para sfidës me Kosovën, megjithatë mendojnë se janë favorite.

“Atmosfera është e mirë, ne do të përpiqemi që të bëjmë më të mirën. Besoj se do ta shfrytëzojmë këtë mundësi.

Ne jemi favoritë në ndeshjen e parë kundër Kosovës, shpresoj se gjithçka do të shkojë sipas planit dhe pritjeve. Pas kësaj, ndeshje më të vështira na presin, shpresoj se do ta shfrytëzojmë rastin edhe në ato ndeshje”, tha Jelena Cvijoviç, pranuese e shërbimit të përzgjedhja malazeze. 

“Shpresoj se jemi favoritë ndaj Kosovës, na duhet një fitore, sepse mendoj se fitorja do të na motivojë për dy rivalët e ardhshëm në turne. Atmosfera gjatë përgatitjeve ka qenë e  shkëlqyeshme, kishim kushte të shkëlqyera për punë, të gjitha vajzat janë vërtet të kënaqura”, tha mes të tjera volejbollistja Mina Dragoviq për media malazeze “Pobjeda”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat