Kombëtarja e Kosovës kryen testet covid-19

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës kryen testet covid-19

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:20
Kombëtarja e Kosovës kryen testet covid-19

Kombëtarja e Kosovës në konkurencën e femrave, me të arritur në Podgoricë i është nënshtruar edhe njëherë testeve anti COVID-19, duke iu pështatur rekomandimeve të CEV dhe të organizatorit.

Deri në mbrëmjen e së enjtes, pritet të publikohen rezultatet.

Shëndeti i secilës prej volejbollisteve është në gjendje shumë të mirë dhe falë programit nutritiv dhe përkujdesjes maksimale nga Ervin Meqikukiqi, kjo pritet të pasqyrohet në teren.

Lorik Ilazi dhe ndihmësit e tij Amarilda Prenga e Ylli Kadriu, kanë bërë më të mirën për ta treguar potencialin e vërtetë të Kombëtares sonë, edhepse në një grup të volejbollisteve të reja dhe me freskime në rradhët e “Dardaneve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat