Peja shumë afër titullit të kampionit

Volejboll

Peja shumë afër titullit të kampionit

Nga: K.G. Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:22
Peja shumë afër titullit të kampionit

Peja është një fitore larg titullit të kampionit të Kosovës në volejboll (meshkujt).  

Pejanët shënuan fitore në Gjilan me rezultat 3:2 ndaj Dritës, në finalen e dytë të play-off-it të Superligës.

Peja avancon me rezultat 2:0 në seri të fitoreve.

“E mposhtim Dritën përsëri, 3:2 në sete në ndeshjen e dytë finale të Play-Off-it.

Edhe pse ishim të hendikuar me Dodën, që u lëndua në setin e parë, luftuam shumë dhe e arritëm fitore.

Fitorja i dedikohet Leonardo Dodës!”, shkruan në faqen e KV Pejës. 

Kryetrajneri i Pejës, Qazim Kelmendi, është shumë i lumtur për fitoren e dytë në finale, duke i përgëzuar djelmoshat për angazhim dhe lojë cilësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat