Kosova nuk ia del as me Sllovakinë

Volejboll

Kosova nuk ia del as me Sllovakinë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 18:43
Kosova nuk ia del as me Sllovakinë

Sllovakia, e llogaritur si favorite e Grupit D, e ka fituar ndeshjen ndaj Kosovës me rezultat 3:0.

Sllovaket që vinin nga fitorja ndaj Finlandës, kanë regjistruar edhe triumfin e dytë në fazën e parë të CEV EuroVolley kualifikimeve.

Kosova nuk e nisi ndeshjen ashtu si pritej, duke u kufizuar në setin e parë në vetëm 14 pikë.

Megjithatë “Dardanet” e përmirësuan paraqitjen e tyre menjëherë në setin e dytë, në të cilin rezistojnë deri në 15:14, duke mos e lejuar ekipin sllovak të shkëputej në rezultat.

Nga ky moment, Kosova ngeci duke lejuar një seri të ekipit kundërshtar që u shkëput në 22:17, e pastaj edhe 25:17.

Setin e tretë, prapë rivalitet i hershëm deri te 3 me 2 në favor të sllovakeve, për të vazhduar në 8:3, në të cilin moment Lorik Ilazi reagon me time-out, për të rikthyer vetëbesimin e ekipit.

Megjithatë asgjë nuk ndryshoi në vazhdim, meqë Sllovakia vazhdon serinë prej 10:2, për rezultatin 13:5, gjatë së cilit Ilazi shfrytëzon edhe time-outin e fundit në këtë set.

Sllovakia deri në fund dëshmoi pritjet si ekipi favorit për vendin e parë në grup dhe me meritë triumfoi, 25 me 16, për ta mbyllur ndeshjen 3 me 0.

Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit, të dielën ndaj Finlandës, duke filluar nga ora 17:00 në Pallatin e Sporteve “Verde” në Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat