Sylejmani dallohet sërish, kësaj radhe kundër Sllovakisë

Volejboll

Sylejmani dallohet sërish, kësaj radhe kundër Sllovakisë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:15
Sylejmani dallohet sërish, kësaj radhe kundër Sllovakisë

Volejbollistja Dhurata Sylejmani, anëtare e kampionit të ri, Dritës nga Gjilani, sërish më e dalluara në radhët e Kombëtares së Kosovës. 

“Në statistikën e ndeshjes ndaj Sllovakisë, Dhuratë Sylejmani është pikëshënuesja më e mirë te Kosova.

Sylejmani realizoi 9 pikë, një ditë pasi shkëlqeu edhe në ndeshjen ndaj Malit të Zi, ku ishte realizatorja më e mirë e ndeshjes me 16 pikë”, njofton Federata e Volejbollit të Kosovës.

Sylejmani po tregon formën më të mirë në kualifikueset për Kampionatin Evropian, që po mbahet në Podgoricë të malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat