Kosova zbarkon në Sllovaki

Volejboll

Kosova zbarkon në Sllovaki

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:19
Kosova zbarkon në Sllovaki

Volejbollistet e Kosovës kanë arritur në Nitra të Sllovakisë, ku do ta zhvillojnë fazën e dytë të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2021.

Kombëtarja e drejtuar nga Lorik Ilazi, në mëngjesin e sotëm rreth 3:30 është nisur nga aeroporti “Adem Jashari”, dhe ka arritur në aeroportin e Vjenës, për të vazhduar drejt qytetit Nitra në Sllovaki (95,9 km në perëndim të Bratisllavës).

Në orën 09:30 Kombëtarja jonë i është nënshtruar testeve rapide Covid19, ku të gjithë anëtarët e delegacionit kanë rezultuar negativ.

Sonte Kombëtarja e zhvillon stërvitjen e parë në Nitra, kurse ndeshja e parë zhvillohet nesër nga ora 20:30 ndaj Finlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat