Kosova para sfidës së vështirë në Nitra

Volejboll

Kosova para sfidës së vështirë në Nitra

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:08
Kosova para sfidës së vështirë në Nitra

Kosova është gati për ta filluar xhiron e dytë të kualifikimeve në Kampionatin Evropian në volejboll (femrat).

Vashat tona janë para sfidës shumë të vështirë, por pretendojnë paraqitje sa më dinjitoze. 

“Përballë kemi Finlandën, ndaj së cilës e patëm paraqitjen më të zbehtë në Mal të Zi.

Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:30, në Nitra të Sllovakisë”, njofton Federata e Volejbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat