Finlanda e fortë për Kosovën

Volejboll

Finlanda e fortë për Kosovën

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:47
Finlanda e fortë për Kosovën

Finlanda me shtab teknik me shumë përvojë dhe me ekspertë amerikanë, ka qenë prapë kombëtarja, që ia ka vështirësuar më së shumti në këtë turne lojën e Kosovës.

Skandinavet e fituan edhe ndeshjen e dytë të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2021, duke e mposhtur Kosovën në qytetin Nitra të Sllovakisë, me rezultat 3-0.

Për herë të parë në këtë turne, Kosova në setin e parë u kufizua në vetëm 9 pikë, që ishte periudha më e zbehtë në këtë garë, nga 4 ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë pas humbjes së setit të parë 25-9, në të dytin Kosova u këndell duke përparuar me 7 pikë tjera, edhepse e humbi edhe setin e dytë 25 me 16, që ishte paraqitja më e mirë e Kosovës në këtë përballje.

Edhe në setin e tretë nuk pati ndonjë ndryshim, me Finlandën, që është treguar kombëtarja më e fortë në këtë turne ndaj Kosovës, edhepse në grup kryeson Sllovakia, ndaj së cilës Kosova në ndeshjen e parë e kishte patur paraqitje më të mirë, sesa ndaj finlandezeve.

Setin e tretë Finlanda triumfon 25-14.

Fitorja ndaj Kosovës, i mban finlandezet në pozitën e dytë dhe me shumë gjatë, takimi direkt mes Finlandës dhe Sllovakisë do të vendosë se kush do të kualifikohet si i pari i grupit D.

Paraqitjen më të mirë te Kosova e pati Dhuratë Sylejmani me 10 pikë, kurse Venera Kadriu kontriboi me 8 pikë e Valmira Ramadani me 7 tjera.

Takimi u drejtua nga dyshja e gjyqtarëve, Dushan Rychlik nga Çekia dhe Helena Geldof nga Holanda.

Kosova ndeshjen e rradhës e zhvillon nesër mbrëma, kundër Sllovakisë vendase, takim që fillon nga ora 20:30.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat