Kosovën e tradhton fati e mungesa e përvojës në momentet vendimtare

Volejboll

Kosovën e tradhton fati e mungesa e përvojës në momentet vendimtare

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:35
Kosovën e tradhton fati e mungesa e përvojës në momentet vendimtare

Prapë afër të fitohet seti i parë në këto kualifikime, e Kosovën e tradhton fati e mungesa e përvojës në momentet vendimtare.

“Dardanet” e nisën në mënyrë fenomenale ndeshjen ndaj liderit Sllovakisë, duke e bërë “ligjin” në setin e parë.

Kosova kishte avantazh të lehtë në 8:7 e pastaj edhe 16:14, duke e detyruar ekipin sllovak që ta ndiqte rezultatin.

Në këto moment një seri prej 7:3, e përmbys rezultatin në favor të vendaseve që avansojnë 21:19, për ta mbyllur setin e parë 25:23, në një super-paraqitje të vashave tona.

Seti i dytë solli pasqyrë krejt tjetër të lojës.

Larg përqëndrimit që e kishin në periudhën paraprake, vashat tona kufizohen në vetëm 11 pikë, në një rënie të paspjegueshme të formës.

Megjithatë, ajo rikthehet në setin e tretë, në të cilin Lorik Ilazi arrin që taktikisht të përmirësojë lëshimet e mëhershme, duke arritur kuotën e 17 pikëve, për ta regjistruar ndeshjen me një humbje tjëtër prej 3:0, por me lojë e paraqitje mbresëlënëse.

51 pikë të marra ndaj liderit Sllovakisë, që njeherit është skuadra e vetme e pamposhtur në grupin D, janë sinjal shpresëdhënës për Kosovën.

Pikëshënuesja më e mirë edhe në këtë ndeshje ishte Dhuratë Sylejmani me 9 pikë, e përcjellur nga 7 pikë të Adelajda Prengës dhe Bleona Kadriut.

Venera Kadriu ishte pranuesja më e mirë e ndeshjes me përqindje 62% të efikasitetit, që është kuota më e lartë nga cilado lojtare e inkuadruar në këtë ndeshje, e Kadriu poashtu mori edhe 2 ase.

Sllovakia regjistron fitoren e pestë dhe tashmë është kualifikuar për CEV EuroVolley, ndërsa Kosova nesër mbrëma e zhvillon ndeshjen e fundit në debutimin e saj në kualifikimet për kampionatin evropian të volejbollit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat